Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka tërhequr vërejtjen se nuk do të tolerohet çfarëdo sfide ndaj autoritetit të Pekinit ndaj Hong-Kongut.
“Çfarëdo përpjekje për rrezikimin e sovranitetit dhe sigurisë së Kinës, sfida e autoritetit të qeverisë qendrore ose shfryzëtim të Hong-Kongut për kryerje të aktiviteteve sabotuese kundër Kinës, është një akt që i kalon linjat e kuqe dhe është absolutisht i palejueshëm”, tha sot presidenti Xi, gjatë ceremonisë së dhënies së betimit të lideres së re të Hong-Kongut, Carrie Lam, derisa Hong-Kongu e shënon 20 vjetorin prej se Britania ia dorëzoi këtë territor Kinës.
Komentet e sotme të presidentit Xi ishin më të ashprat derit tash dhe u bënë në periudhën e shqetësimeve në Hong-Kong se Pekini po i shkatërron politikikat liberale të Hong-Kongut, përkundër premtimeve se ky territor do ta ketë një shkallë të lartë të autonomisë.
Njëherësh, mijëra protestues janë tubuar në organzim të një koalicioni për demokraci në Hong-Kong.
Ata kanë bartur parulla në të cilat janë kritikuar liderët e Hong-Kongut dhe të Kinës, njofton rel.
Demonstruesit janë përcjellur nga mijëra pjesëtarë të forcave të sigurisë.