Kina nuk do të jetë me vendi më i populluar në botë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kina nuk do të jetë me vendi më i populluar në botë

    Insajderi
    22 June 2017 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Popullsia e botës do të rritet nga 7.6 miliardë – sa është këtë vit – në 9.8 miliardë në vitin 2050, parashikojnë Kombet e Bashkuara.

    Në raportin që publikoi sot, OKB tha se vendet që nxisin rritjen e popullsisë janë: India, Nigeria, Kongo, Pakistani, Etiopia, Tanzania, Shtetet e Bashkuara, Uganda dhe Indonezia.

    India, e cila aktualisht ka 1.3 miliard banorë, pritet ta zëvendësojë Kinën me 1.4 miliard banorë, si vendi më i populluar në botë brenda shtatë vjetësh.

    “Përqendrimi i rritjes së popullsisë në vendet më të varfra do ta bëjë të vështirë për të rinjtë që të kenë ushqim të mjaftueshëm, kujdes shëndetësor, arsim dhe të tjera”, vlerësoi OKB-ja.

    Po sipas saj, popullatat në Evropë, Japoni dhe vende të tjera të zhvilluara do të vazhdojnë të plaken dhe të bien në numër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark