Kongresi Popullor i Kinës ka vendosur objektivin e rritjes ekonomike të vendit për vitin 2016 në një gamë më të ulët – nga 6.5 përqind deri në 7 përqind.
Kongresi Popullor në Pekin, i cili është ngjarje vjetore, përcakton edhe agjendën ekonomike, edhe politike të vendit.
Sivjet, ai vjen në kohën kur Kina po lufton me rritjen e ngadalshme ekonomike.
Kryeministri Li Keqiang ka mbajtur fjalimin e hapjes, duke paralajmëruar për një “betejë të vështirë” përpara.
“Kina do të përballet me probleme dhe sfida gjithnjë e më të ashpra këtë vit, kështu që duhet të përgatitemi për një betejë të vështirë”, ka thënë Li përpara delegatëve.
Vitin e kaluar, synim i Kinës ka qenë rritja në 7 përqind. /rel