Kina thotë se Amerika po i shtrembëron faktet për ushtrinë kineze - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kina thotë se Amerika po i shtrembëron faktet për ushtrinë kineze

    Insajderi
    15 May 2016 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në raportin vjetor të paraqitur dje në Kongres për aktivitetet ushtarake të Kinës, Departamenti amerikan i mbrojtjes e ka akuzuar Kinën për “përpjekje në rritje për avancimin e sovranitetin kombëtar dhe pretendimeve territoriale” në ujërat e kontestuara në Detin Jugor Kinez.

    Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes së Kinës, Yang Yujun, tha sot se raporti e “ekzagjeron” kërcënimin ushtarak kinez.

    “Kina e ndjek politikën e mbrojtjes kombëtare, që është e karakterit defensiv”, tha Yujun, dhe ka shtuar se forcimi dhe reformimi i ushtrisë kineze synon mbajtjen e sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial.

    Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara “shpeshherë dërgojnë aeroplanë ushtarakë dhe luftanije në Detin Jugor Kinez për të treguar forcë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark