Kina ua ndalon agjërimin studentëve mysliman dhe shërbyesve civilë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kina ua ndalon agjërimin studentëve mysliman dhe shërbyesve civilë

    Insajderi
    07 June 2016 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria kineze ka vendosur t’i ndalojë shërbyesit civilë, mësuesit dhe nxënësit nga agjërimi gjatë Ramazanit në një rajon kryesisht mysliman në veriperëndim të Kinës.

    Kjo ka ndodhur në rajonin Xinjiang, ku myslimanët përbëjnë 58 për qind të popullsisë, edhe restorantet janë urdhëruar për të mbajtur orë normale të hapjes edhe gjatë iftarit.

    Përderisa shumica e myslimanëve agjërojnë nga agimi deri në muzg gjatë muajit të shenjtë, Partia Komunistë në Kinë është zyrtarisht ateiste.

    Grupet e të drejtave të njeriut kanë fajësuar fjalosjen e ndodhur midis pakicës prej 10 milionë myslimanëve në provincën Xinjiang në Kinë dhe forcave shtetërore të sigurisë për frenimin fetar që po iu bëhet atyre.

    Derisa qeveria lokale u ka bllokuar muajin e Ramazanit qytetarëve në provincën Xinjiang, e njëjta gjë nuk ka ndodhur në Pekin – provinca që përbën edhe kryeqytetin e Kinës, e cila është e lejuar të agjërojë zyrtarisht nga qeverisja lokale dhe qendrore. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark