Kina vendos tarifa 34% për mallrat amerikane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kina vendos tarifa 34% për mallrat amerikane

    Insajderi
    04 April 2025 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kina ka njoftuar se do të vendosë një tarifë prej 34% për mallrat amerikane duke filluar nga data 10 prill. Ministria e Financave të Kinës theksoi se kundërpërgjigjja vjen pas tarifave të vendosura nga SHBA një dit më parë.

    Sipas Pekinit vendosja e tarifave amerikane ndaj produkteve kineze janë në shkelje të rregullave të tregtisë ndërkombëtare.

    Presidenti i SHBA, Donald Trump, shpalli tarifa 54% ndaj Kinës, përfshirë edhe detyrimet e mëparshme të vendosura, duke bërë që Kina të jetë një nga vendet më të goditura në listën tarifore të Amerikës, transmeton Insajderi.

    Këto zhvillime kanë shkaktuar rënien e tregjeve financiare, sidomos pas hakmarrjes të Kinës ndaj SHBA-së këtë të premte. Në Londër, FTSE 100 ka pësuar një rënie prej 313 pikësh, ose 3.7%, që nga fillimi i tregtimit, duke arritur në 8173 pikë. Kjo përbën rënien më të madhe njëditore të indeksit që nga marsi i vitit 2023.

    Shitjet u intensifikuan pas njoftimit nga Ministria e Financave e Kinës, e cila theksoi se vendosja e një tarife shtesë prej 34% për mallrat amerikane është një kundërmasë ndaj tarifave gjithëpërfshirëse të vendosura nga SHBA. Komisioni i Tarifave të Këshillit Shtetëror të Kinës e cilësoi këtë praktikë të SHBA-së si një formë të bullizmit të njëanshëm dhe një shkelje të të drejtave dhe interesave legjitime të Kinës.

    Në Londër, bankat po kryesojnë shitjet, me Barclays që ka rënë 10%, dhe NatWest që ka humbur 9.5%. Rolls-Royce, prodhuesi i motorëve të avionëve, pati një rënie prej 12%, ndërsa frika për një ngadalësim të mundshëm ekonomik global ka goditur minierat, me Glencore që ka rënë 8.7%.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark