Kindapohen dy gazetarë holandezë në Kolumbi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kindapohen dy gazetarë holandezë në Kolumbi

    Insajderi
    20 June 2017 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy gazetarë holandezë janë rrëmbyer në Kolumbi në një zonë afër kufirit me Venezuelën

    Derk Bolt dhe Eugenio Follender u zhdukën në fundjavë në Catatumbo, një rajon ku veprojnë disa grupe të armatosura, duke përfshirë të majtët ELN. Ata po kërkonin nënën e një fëmije kolumbian të adoptuar në Holandë disa vite më parë. Autoritetet kolumbiane urdhëruan përmes tëitterit lirimin e menjëhershëm të dy burrave.

    Vitin e kaluar grupi rebel ELN rrëmbeu një gazetar spanjoll dhe disa kolumbianë në të njëjtën zonë. Të gjithë u liruan më vonë, shkruan BBC.

    Ushtria kolumbiane thotë se ka dërguar forca të specializuara në rajon për të kërkuar për dy holandezët. Ata punojnë për programin holandez Spoorloos, i cili gjurmon për të afërmit e humbur. Derk Bolt është prezantues dhe Eugenio Follender kameraman


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark