×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Kinezët dënohen me rreth 9 milionë dollarë

    Insajderi
    14 May 2017 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre kriminelë kinezë janë dënuar në mungesë në Nju Jork me një gjobë prej 8,8 milionë dollarësh, për shkak të sulmeve kibernetike në disa ndërmarrje ligjore amerikane.

    Sulmet kishin ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar dhe tre kinezët kishin vjedhur bazën e të dhënave, të cilën e kanë përdorur për tregtim të aksioneve.

    Iat Hong, Bo Zheng dhe Hung Chin sulmuan sistemet e shtatë ndërmarrjeve ligjore, por virusin arritën ta instalojnë në vetëm dy prej tyre, ku arritën të kenë qasje administrative në të gjitha postat elektronike.

    Duke u shërbyer me të dhënat e mbledhura, ata blenë aksione të ndërmarrjes, të cilat ishin para lidhjes ose para marrjes nga ndërmarrjet tjera dhe më pas i shitën kur procesi i lidhjes, përkatësisht procesi i marrjes kishte përfunduar. Në këtë mënyrë fituan 4 milionë dollarë dhe për shkak të këtij veprimi ilegal rrezikojnë me gjoba të majme parash dhe disa vite burgim.

    Hong duhet të paguajë dënimin me para prej 1,8 milion dollarësh, Zheng po ashtu duhet të paguajë dënimin prej 1,9 milion dollarësh, ndërsa Chin është dënuar me 4 milionë dollarë. Hong është i vetmi që mund të bie në duart e autoriteteve amerikane, pasi është arrestuar në Hong Kong, në dhjetor të vitit të kaluar dhe e pret ekstradimi në SHBA, derisa dy të tjerët ndodhen në ikje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark