Kinezët janë bërë blerësit më të mëdhenj të huaj të pronave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë qindra miliarda euro në treg.
Ata janë në kërkim të një vendi të sigurt për investime, thuhet në një studim.
Ata po blejnë prona të banimit por edhe të biznesit ndërsa në pesë vitet e kaluara kanë investuar mbi 110 miliard euro, bazuar në të dhënat e grumbulluara nga studimi, shkruan The Guardian.
Por, hulumtuesit kanë gjetur se shumica e mjeteve janë investuar në shtëpi banimi e jo në objekte biznesi, si hotele e të tjera./Insajderi.com