Sipas asaj që shkruan Panorama-Sport kinezët janë gati të japin 450 mijë dollarë në vit për shërbimet e golashënuesit më të mirë të Kategorisë Superiore.
Të njëjtat burime treguan për gazetën se sulmuesi është joshur nga kjo ofertë, por vendimin përfundimtar do ta marrë pas mbylljes së kampionatit shqiptar.
32- vjeçari është në vitet e fundit të karrierës dhe synimi i tij është të kapë një kontratë të majme parash.
Salihi nuk është një lojtar i panjohur për kampionatin kinez, pasi në vitin 2013 u aktivizua në 28 ndeshje për Jiangsu Suning dhe shënoi 9 gola.
Sulmuesi nuk është dorëzuar ende për fanellën kuqezi, teksa pret që De Biazi ta grumbullojë në Europianin e Francës. /Insajderi.com