×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Kino ABC bëhet me aplikacion për informimin e vizituesve të kinemasë

    Insajderi
    12 April 2016 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoresha e Kinemasë ABC, Miradije Vllahiu, ka njoftuar të martën se adhuruesit e filmit tani e tutje do të kenë mundësi të njoftohet për ngjarjet në këtë kinema përmes një aplikacioni i cili fillimisht do të operojë vetëm përmes sistemit operativ Android.

    “Numri i madh i përdoruesve te Smartphone ka ndikuar ne rritjen e interesimit per Apps pasi që qasja është me e lehtë dhe më e shpejtë.  Aplikacioni ka për qellim informimin e përdoruesit dhe vizituesit të kinemasë për të gjitha ngjarjet dhe filmat qe shfaqen ne Kino ABC”, ka njoftuar Vllahiu përmes një statusi në Facebook.

    Aplikacioni është informues i ndërtuar në dy gjuhë: Shqip dhe Anglisht dhe është i ndarë në dy pjesë.

    Ajo ka sqaruar se aplikacioni ndahet në dy pjesë.

    “Pjesa e parë përmban të gjithë filmat që do të shfaqën në kinema,në sa ora,çmimet ,dhe një përshkrim për filmin. Pjesa  e dytë përmban të gjithë filmat që do të shfaqen së shpejti në kinema dhe informacionet plotësuese”, ka sqaruar Vllahiu.

    Me anë të aplikacionit përdoruesit do të i mundësohet edhe ta rezervoi biletën e tij ne Kinema. Në këtë rast janë shfaqur dy numra:ai i thirrjes pa pagesë dhe me pagesë, njofton ajo.

    Aplikacioni është krijuar vullnetarisht nga një 21 vjeçar, student ne Studimet Master ne Gjermani ne Fakulltetin Teknik te Braunschëeigut./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark