Kino ARMATA sonte prezanton platformën eksperimentale CHINABOT - Insajderi
×
Kulturë

Kino ARMATA sonte prezanton platformën eksperimentale CHINABOT

Insajderi
17 October 2018 - 13:02
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në kinemanë ARMATA sonte prezentohet platforma eksperimentale CHINABOT

Sonte prej orës 21:00 në kino ARMATA, do të prezentohet kolektivi CHINABOT, platformë digjitale e krijuar për ta ndryshuar dialogun rreth muzikës aziatike.

Koncerti është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, Promoting Private Sector Employment (PPSE) dhe Sabaja Craft Brewery. Të pranishëm në këtë koncert do të jenë Lafidki dhe Pisitakun.

Lafidki është artist audio/vizuel i bazuar në Londër dhe themelues i CHINABOT. LAFIDKI është nofka e Saphy Vong, i cili ka prodhuar muzikë eksperimentale elektronike nga viti 2008.

Pisitakun është prej Bangkokut, Tajlandë. Ai filloi të eksperimentoj me arte vizuele dhe muzikë nga viti 2014 dhe është i interesuar në muzikë në mjedise të ndryshme mediale. Ai përdorë inspirime të ndryshme në këngët e tij, si ngjarje historike, zëra sintetik, dhe instrumente muzikore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark