Kirurgët torakalë të QKUK-së ia shpëtojnë jetën një 15-vjeçari që u ther me thikë në Mitrovicë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kirurgët torakalë të QKUK-së ia shpëtojnë jetën një 15-vjeçari që u ther me thikë në Mitrovicë

    Insajderi
    15 December 2022 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot gjatë ditës një 15-vjeçar nga Mitrovica E.V. është therur me mjet të mprehtë, dyshohet thikë.

    Si pasoj e lëndimeve të marra në shpinë dhe sasi të madhe të gjaku që kishte humbur, 15 vjecari ka arritur të shpëtoj fal intervenimit të kirurgëve torakalë në QKUK.

    Këtë e konfirmuar për Gazetës Insajderi, drejtori i klinikes torakale, Nazmi Kolgeci, i cili tha para se 15 vjeçari të transferohen nga Mitrovica në Prishtine, ekipi emergjent e ka lajmëruar paraprakisht QKUK.

    Kolgeci së bashku me kolegun e tij kirurg Bedri Osmanin dhe tre specializantë, Selman Ajvazi, Driton Tolaj dhe Ardian Peci kanë operuar të miturin nën mbikëqyrjen e anesteziologut Lulzim Eminit dhe doktoreshën Turkane.

    Sipas Kolgecit, 15 vjeçari aktualisht është në gjendje stabile dhe është duke u trajtuar në Klinikën e Mjekimit Intensiv,

    “Ekipi urgjent para se ta transferojë nga Mitrovica për në Prishtinë pacientin, paraprakisht e kanë lajmëruar QKUK-në më saktë Klinikën e Emergjencës në mënyrë që mjekët kujdestarë të intervenojnë menjëherë pas arritjes së 15-vjeçarit, ngase viktima gjatë rrugës ka humbur sasi të madhe të gjaku”, tha Kolgeci për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark