Debati për takimin mes Drilonit dhe Sarës, krijoi debat mes kësaj të fundit dhe Gresës.
Pasi Gresa debatoi me Drilonin lidhur me takimin e tij me Sarën, Gresa vepro kështu edhe me ish-shoqen e saj.
Gresa insistonte se Sara është mërzitur nga ky takim, pasi sipas saj ajo nuk doli e lumtur.
“Kisha plas me më kallëzu një djalë çka me bë, me më sill sa andej sa këndej. Kisha plas me më lënë peng një djalë 3 muaj, qysh të ka lënë ty Driloni”, u shpreh Gresa.
Në këtë debat u përfshi dhe Driloni, i cili i thoshte se nga Gresa nuk ka mbetur asgjë.
Ndërsa për një moment Sara ka filluar të qajë.
Siç duket malli për familjen, dhe situata e krijuar ndikuan në gjendjen emocionale të saj.
“Pas një ëndërr mbrëmë, jam zgjuar me kokën te familja”, është shprehur ndër të tjera Sara.
Por Gresa s’ia pranonte këtë arsyetim.