Sulmuesi me sëpatë në Gjermani, kishte flamur të IS-it të vizatuar me dorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulmuesi me sëpatë në Gjermani, kishte flamur të IS-it të vizatuar me dorë

    Insajderi
    19 July 2016 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas sulmit me thikë dhe sëpatë të një 17-vjeçari afgan në një tren në Würzburg të Gjermanisë, bëhet e ditur se ai ka vepruar i pavarur, mirëpo motivet e  këtij sulmit ende nuk dihen.

    “Ai ka qenë i vetëm në tren dhe e ka kryer i vetëm këtë akt”, bën të ditur ministri i Brendshëm i landit të Bavarisë, Joachim Hermann.

    Sipas të dhënave të qeverisë gjermane autoritetet kanë gjetur edhe një flamur të të ashtuquajturit “Shteti Islamik”.

    “Gjatë kontrollit të dhomës është gjetur “një flamur i IS-it i vizatuar me dorë”, tha ministrit Hermann, shkruan  DW.

    Viktimë e sulmit kanë qenë turistë nga Hong-Kongu, një familje dhe i dashuri i vajzës, siç bën të ditur agjencia e lajmeve dpa.

    Nga sulmi në një tren rajonal të hënën në mbrëmje u plagosën 20 persona. Disa media raportuan, se para sulmit, afgani 17-vjeçar kishte thirrur “zoti është i madh”- Allahu Akbar. 17-vjeçari ka jetuar për disa kohë si refugjat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark