Guardiola u ndal te Haaland në prononcimin pas ndeshjes, aty ku bëri thirrje që sulmuesi të mos kritikohet. Pasi nuk vjen nga një moment i lehtë.
“Lojtarët e mëdhenj dhe sulmuesit e mëdhenj, shënojnë shumë gola. Mos e kritikoni Haalandin, sepse më pas përfundoni me gojën mbyllur. Erling nuk është në formën e tij më të mirë.
Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, pasi ai qëndroi dy muaj jashtë. Java e kaluar ishte jashtëzakonisht e vështirë për të. Humbi gjyshen, asnjë njeri nuk e ka të lehtë të kalojë një moment të tillë.
Është normale të mos jesh në formë kur ke munguar për dy muaj. Ai nuk më tregoi fare për vdekjen e gjyshes së tij, e kuptova më vonë.
Më pas nisëm të bisedonim për ndjenjat e tij dhe dhimbjen që përjetoi i ati”, u shpreh trajneri spanjoll i kampionëve të Anglisë.