Pas më shumë se dy orësh ka përfunduar operacioni i vështirë i nxjerrjes së trupave nga furgoni, që ra në greminë në Qafë Muzinë.
4 viktima u shënuan nga aksidenti ndërsa është nxjerrë e gjallë një vajzë.
Vajza e nxjerrë e gjallë nga furgoni është është Greta Kaberdini, 25 vjeçe, dhe ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit tragjik ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit “Land Rover”, i cili është futur me shpejtësi në kthesë.
Drejtuesja e mjetit, është identifikuar si 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane të identifikuara si Ana Cascalvilla, e datëlindjes 1998, dhe Xhulia Parini, e datëlindjes 1999, ndërsa mësohet se 22-vjeçarja e kishte marrë mjetin me qira.