Njësia për Kontroll të Autostradave ka dënuar me 500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe disa dënime të tjera një shoferi që kishte të ndaluar vozitjen.
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin nën masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”, i njëjti është gjobitur 500€, 5 pikë negative dhe i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për 6 muaj si dhe është konfiskuar automjeti, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Mos respektimi i masës mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”!
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin nën masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”, i njëjti është gjobitur 500€, 5 pikë negative dhe i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për 6 muaj si dhe është konfiskuar automjeti.