Një person është arrestuar të premten në Prishtinë, pas kishte urdhër arrest ndërkombëtar.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari kërkohej nga autoritetet polake.
I njëjti me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes me qëllim të vazhdimit të procedurës penale.
“Rr. Sheshi i Arbërit, Prishtinë 10.01.2025 – 11:45. Pas një pune operative në teren nga FAST-Kosova është lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kërkohet nga autoritetet polake me urdhër arrest ndërkombëtar. I njëjti me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes me qëllim të vazhdimit të procedurës penale”, thuhet në raport.