Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ), që po monitoron zgjedhjet lokale në Drenas, ka evidentuar një sërë parregullsish në procesin zgjedhor që po zhvillohet në Drenas.
Aty përmendet arrestimi i vëzhguesit të PDK-së në Gradicë, në një qendër tjetër vëzhguesi i PDK-së ka asistuar dikë te kutia e votimit, e përsëri nga e njëjta parti dikush ka asistuar në verifikim të listës së votuesve.
Në qendrën e votimit 0312E/01d është raportuar për mungesë ndriçimi të mjaftueshëm tek tryeza e identifikimit dhe te kabina e votuesve. Ndërsa raste tjera të fotografimit ka qenë 5 sosh, ndërsa votim familjar 32 sosh. /Insajderi.com