KIZ: Vezhguesi i PDK-së presion ndaj vëzhguesve të pavarur në Polluzhë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KIZ: Vezhguesi i PDK-së presion ndaj vëzhguesve të pavarur në Polluzhë

    Insajderi
    04 December 2016 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas të dhënave të Koalicionit për Integritet Zgjedhor, i cili është duke e monitoruar procesin zgjedhor në Komunën e Drenasit, thonë se nga 72 vendvotime 58 janë hapur me kohë, kurse 12 janë hapur me vonesë  prej 10 deri 50 minutash.

    “Në shumicën e vendvotimeve vonesat kanë ardhur për shkak të mungesës së materialit zgjedhor”, thuhet në komunikatë.

    Koalicioni e vlerëson si shqetësues rastin në qendrën e votimit  0318E /01R – Polluzhë, vëzhguesi i PDK-së i ka kërkuar të nënshkruhen të gjithë vëzhguesit e pranishëm në këtë vendvotim.

    Koalicioni veprimin e tillë e konsideron si të papranueshëm dhe si formë e presionit ndaj vëzhguesve të pavarur./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark