Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ) që përbehët nga një grup i organizatave të shoqërisë civile, gjatë monitorimit të zgjedhjeve, ka nxjerrë një varg parregullsish.
Deri në orën 12, sipas KIZ, kanë dalë 12 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve me të drejtë vote.
KIZ thotë se ka evidentuar 38 raste të votimeve familjare, po ashtu edhe votim me asistencë. Në disa vendvotime, sipas KIZ, kanë munguar komisionerët, është vërejtur asistencë e komisionerëve ndaj personave tjerë për të votuar për persona të caktuar.
E gjetur tjetër e KIZ është edhe fotografimi i votës, mungesë e fletëvotimeve në alfabetin e braillit, si dhe nxjerrja e listës së votuesve nga Qendra e Votimit./Insajderi.com