Me Ligjin e ri për pagat në sektorin publik do të këtë lëvizje të pagave edhe për infermierët.
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024, shkruan Insajderi.
Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që për infermierët ndryshon varësisht nga niveli, prej 5.1 deri në 5.6.
Niveli tretësor i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Teknik I Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.6 që në llogaritjen e rrogës i bie 588 euro.
Niveli sekondar i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Teknik i Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 2 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.5 që në llogaritjen e rrogës i bie 577 euro.
Niveli parësor i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Infermier në edukim të vazheshëm,
Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik Veterinar, Teknik farmacist 3 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.4 që në llogaritjen e rrogës i bie 567 euro.
Niveli tretësor i shëndetësisë –Shkollë e mesme, që hyn Infermier, Laborant, Mami, Teknik
mjekësor, Teknik farmacist 4 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.3 që në llogaritjen e rrogës i bie 556 euro.
Niveli sekondar i shëndetësisë –Shkollë e mesme, që hyn Infermier, Laborant, Mami, Teknik
mjekësor, Teknik farmacist 5 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.2 që në llogaritjen e rrogës i bie 546 euro.
Niveli parësor i shëndetësisë -Shkollë e mesme, që hyn Infermier, Laborant, Mami, Teknik
mjekësor, Teknik farmacis 6 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.1 që në llogaritjen e rrogës i bie 535 euro.
Ndërsa, pozita e Ndihmës Infermier ka vlerën e koeficientit 4.5 që në llogaritjen e rrogës i bie 472 euro./Insajderi.org