Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.
Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës.
Bazuar në këto vlera, koeficienti për pozitën e kryeministrit do të jetë 17. Kur kjo e fundit shumëzohet me 105 euro, del se paga e tij do të jetë 1 mijë e 785 euro.