
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare ka mbetur e vdekur pasi ka rënë nga kati i dytë i një hoteli në magjistralen Prishtinë- Lipjan.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e policisë, Flora Ahemti.
Ndërsa, Gazeta mëson se viktima është Artila Kameri nga Gjakova.
Policia ka nisur hetime për rastin.
“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Flora Ahmeti për Insajderin.