Kjo është arma që u përdor për vrasjen e 48 vjeçarit në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është arma që u përdor për vrasjen e 48 vjeçarit në Prizren

    Insajderi
    03 September 2023 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 48-vjeçar me inicialet B.M. mbeti i vrarë sot në lagjen “Arbana” në Prizren, personi që dyshohet se kreu aktin është identifikuar, mirëpo i njëjti gjendet në arrati.

    Burime të KALLXO.com tregojnë se sipas dyshimeve e para thonë se arma që u përdor në rast është pushkë automatike, mirëpo ende nuk dihet se sa plumba janë gjuajtur në drejtim të viktimës.

    Organet e rendit janë duke kërkuar të dyshuarin, përderisa burime të KALLXO.com konfirmojnë se dyshimet tashmë janë ngritur për veprën penale të vrasjes ndërsa prokurorja është në vendin e ngjarjes.

    Deri më tani të dhënat e policisë tregojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen “Arbana” në Prizren.

    “Në ora 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana ne Prizren. Dyshohet se një i dyshuar ka shtënë me armë një viktimë,. Policia janë nis në drejtim të vendit të ngjarjes”- tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shyqeri Bytyqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark