Tifozët e futbollit tashmë e kanë vënë re se Memphis Depay nuk e vendosë mbiemrin e tij në fanellë – por, pse ndodh kjo? Depay startoi në tri ndeshjen e Holandës në fazën e grupeve, duke arritur të shënojë një gol.
Ai u zëvendësua nga Wout Werghorst në ndeshjen ndaj Polonisë, me sulmuesin e Burnely që shënoi golin e fitorës dy minuta pas inkuadrimit.
Megjithatë, Depay startoi në dy ndeshjet e ardhshme, me skuadrën e Ronald Koeman që u kualifikua tutje nga vendi i tretë. Sa mbrapa të shkojmë, tifozët mund ta shohin se lojtari holandez e vendos emrin e tij “Memphis” në fanellë, në vend të mbiemrit të tij.
Ai e ka përdorur këtë gjatë gjithë karrierës së tij, gjersa arsyen e kishte dhënë në vitin 2015 në një intervistë pasi iu bashkua Manchester Unitedit.
Ai e largoi emrin e tij në vitin 2012, kur ishte 18-vjeçar dhe në sezonin e tij të dytë me PSV-në.
Arsyeja e kësaj është për shkak të babait të tij, Dennis, i cili u largua nga familja kur Memphis ishte vetëm katër vjeç.
Duke folur për BBC Sport, sulmuesi holandez u shpjegua: “Këto gjëra janë pjesë e jetës sime. Nuk është pjrsë e futbollit, është një gjë ndryshe. Unë kam një jetë edhe pas futbollit”, kishte thënë ai.
Në nivelin ndërkombëtare, Memphis kishte mundësi të zgjedhte Ganën – shtetin ku babai i tij kishte lindur – ose shtetin e nënës së tij, Holandën.