Kjo është arsyeja e vrasjes tragjike në Podujevë, ku babai la të vrarë djalin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kjo është arsyeja e vrasjes tragjike në Podujevë, ku babai la të vrarë djalin e tij

    Insajderi
    13 June 2022 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     “Prona” besohet të jetë shkaku që e shtyu Naim Ismajlin të gjuaj me armë zjarri në drejtim të djalit të tij Erdonit Ismajli i cili pas plagëve të marra ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kështu ka mësuar Gazeta Insajderi sipas informacioneve të para.

    Gazeta mëson se Naim Ismaili është babai që dyshohet se la të vdekur djalin e tij pasi gjuajti me armë zjarri në drejtim të tij.

    Ndërsa viktima, siç mëson Insajderi është Erdonit Ismajli.

    Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Sipas informative të policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Peran të komunës së Podujevës.

    “Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjen”, është shprehur Agron Borovci, zëdhënës i policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark