Vërshimet e ditëve të fundit në vend, është diskutuar edhe gjatë ditës së sotme.
Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka treguar shkakun se pse ka vërshime të tilla dhe reshje të mëdha të shiut.
“Kemi ndryshime shumë të larta klimatike, vetëm nëse e krahasojmë qershorin e këtij viti me atë të vitit 2023, kemi ndryshim të temperaturës mesatare për 4.8 gradë Celsius, po flas vetëm për qershor që janë për 4.8 gradë më të larta”.
“Mirëpo, janari dhe shkurti i këtij viti kanë qenë me temperatura bukur më të larta. Gjithë kjo energji e akumuluar në troposferë, ka ndikuar që ne t’i kemi këto reshje, stuhi dhe breshër, derisa të stabilizohet situata”, ka thënë Aliu.