Kjo është arsyeja pse u anulua seanca në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kjo është arsyeja pse u anulua seanca në Gjilan

    Insajderi
    05 January 2022 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi mëson se Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve në krye me Alban Hysenin nuk ka arritur që të bëjë koalicion me asnjë parti politike në Gjilan për të zgjedhur edhe kryesuesin e kuvendit.

    Asamblistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit sot ishte paraparë që të mblidhen në ora 10:00 për të votuar kryesuesin.

    Por kjo mbledhje është shtyrë për një ditë të pacaktuar.

    Kështu ka konfirmuar Komuna e Gjilanit, përmes një njoftimi për medie.

    “Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e paraparë për sot, shtyhet për një ditë tjetër, e cila do të vendoset ndërkohë”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu jo zyrtarisht mësohet se VV dhe PDK në Gjilan janë përafruar për një koalicion të mundshëm por kjo ende nuk është konfirmuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark