Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj thotë se qysh në fillim ka qenë kundër
Njëri nga politikanët që ka kundërshtuar zëshëm krijimin e Gjykatës Speciale është edh eish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.
Duke e komentuar procesin e gjykimit në Gjykatën Speciale kundër krerëve të UÇK-së, Haradinaj beson se epilogu final do të jetë pozitiv.
“Qysh në fillim kam qenë kundër krijimit të Gjykatës Speciale dhe idesë për t’u gjykuar jashtë Kosovës. Është një proces që do marrë shumë kohë, besoj se epilogu final do jetë pozitiv. Por nëse shkojnë kaq vite dhe ata mbesin brenda, është e kuptueshme se një dënim pa vendim po ju ndodhë. Gjykata nuk ka faj është për me nda drejtësinë, besoj se ka me nda në favor të shokëve të luftës, por shihet qartë se është edhe një interesim i madh i Serbisë me degradu. Është e qartë se ne nuk kemi shkuar në Serbi për me luftu, por kemi luftuar në vendin tonë dhe për vendin tonë. Serbia është ajo që ka kryer krime”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Insajderin.
Tutje, ai ka treguar arsyen pse nuk ka shkuar t’i vizitojë shokët e luftës në Hagë. /Insajderi