Kjo është data kur do të mbahen zgjedhjet lokale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është data kur do të mbahen zgjedhjet lokale

    Insajderi
    09 June 2025 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 12 tetorin e këtij viti si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

    “Caktimi i kësaj date synon të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera relevante, me qëllim të respektimit të standardeve më të larta të administrimit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    “Presidentja Osmani u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike, organizatave të shoqërisë  civile dhe qytetarëve që t’i qasen këtij procesi me përgjegjësi të plotë në funksion të garantimit të një procesi gjithëpërfshirës, të rregullt dhe të drejtë”, vijon njoftimi.

    Kërkesa e disa partive opozitare ishte që zgjedhjet të mbahen me 12 tetor. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark