Një vetaksident me motoçikletë ka ndodhur të hënën në fshatin Dobroshec të Drenasit paraditen e së martës.
Si pasojë, dy vajza mbetën të lënduara, ku njëra nga ta përfundoi në mjekim intensiv. Gazeta Insajderi ka mësuar se Lediona Hajdari ka ndërruar jetë, duke mos arritur t’i shpëtojë plagëve të marra.
Rastin e kanë konfirmuar edhe familjarët në rrjetet sociale.
“Me keqardhje pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të Lediona Hetem Hajdarit, e që na detyron të drejtohemi me letra dhe komente ngushëllimi.
Kujtimi i saj do të jetë një dritare e ndriçuar që do të na udhëheqë në jetën tonë të përditshme. Le të ruajmë kujtimin e saj me dashuri dhe admirim, dhe le të përpiqemi të ndajmë dritën dhe dashurinë që ajo përjetoi me ne, me të tjerët rreth nesh. Në këto momente të trishtimit, është e rëndësishme të kujtojmë se Lediona do mbetet thellë në zemrat tona si kolege, që punën e saj si infermiere e bënte me pasionin dhe dinjitetin më të fortë njerëzorë“, thuhet në një postim.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për këtë rast, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje. /Insajderi.org/