
Nuk ka viktima nga aksidenti zingjiror ku mbetën 18 persona të lënduar në magjistralen Prishtinë- Pejë përkatësisht në Klinë.
Nga emergjenca e Spitalit Rajonal të Pejës thanë shkurt për Insajderin se ende nuk ka viktima dhe janë shumë të zënë me pacientët.
“Për momentin nuk ka rrezik për jetën, por mjekët janë duke i trajtuar në fazën fillestare”, thuhet në përgjigjen e spitalit.
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në magjistralen Klinë – Pejë, përkatësisht fër varrezave të dëshmorëve në Grabanicë të Klinës.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Grabanicë, të Klinës.
“Sot rreth orës 19:05, Policia është informuar. për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Granabicë të Klinës. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara katër vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti 18 persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.
Tutje Rugova shtoi se të lënduarit nga ky aksident janë dërguar me autoambulancë dhe me vetura private në Spitalin Rajonal të Pejës, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.