Kjo është gjendja e 16 vjeçares nga Shtimja që tentoi të vetëvritej - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kjo është gjendja e 16 vjeçares nga Shtimja që tentoi të vetëvritej

    Insajderi
    05 January 2023 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 16 vjeçare dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke konsumuar kiselinë, mbrëmjen e 2 janarit, në Shtime. E njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan Insajderi.

    E mitura ishte dërguar menjëherë në spitalin e Ferizajt dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

    Pas intervenimit të menjëhershëm të stafit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

    “Ajo pas ndihmës së parë në QKMF në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohet në gjendje stabile jashtë rrezikut për jetë. Është njoftuar prokurori kujdestar nga PTH-Ferizaj Rasti po hetohet nga Njësia e Hetimeve”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë Insajderit.

    Lajmin për Gazetën Insajderin e ka konfirmuar Policia e Kosovës nga rajoni i Ferizajt, të cilët thanë se 16 vjeçarja ishte sjelle nga familjaret ne QKMF e Shtimës, pasi dyshohet se kishte konsumuar preparate kimike.

    “Me datën 02.01.2023 rreth orës 23:00 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion nga QKMF në Shtime se është sjellë nga familjarët e saj një person femër e moshës 16 vjeçare. Policët hetues i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nga informatat e para kanë mësuar se e njëjta dyshohet se ka konsumuar preparate kimike”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë Insajderit.

    Ende nuk dihet motivi që ka shtyrë të miturën, që të tentoj të vetëvritej, shkruan Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark