
Një kosovar ka therrur pesë herë me thikë gruan e tij, po ashtu kosovare, në Mynih të Gjermanisë.
Siç raportoi BILD, S.K e ka therrur gruan e tij S.K, para syve të djalit të tyre 7-vjeçar.
Ky medium kishte publikuar edhe një fotografi të dyshuarit, të cilit i shihet gjak në atlete, teksa telefonon dikë, pranë gruas së tij të therrur e të shtrirë përtoke.
E në ndërkohë, mediumi në fjalë ka mësuar se viktima, Sabrina K., është dërguar në spital me ambulancë dhe i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik emergjent.
“Ajo është jashtë rrezikut për jetë”, raportoi “Bild”.
Media gjermane raportoi se i dyshuari, Samson K. (33-vjeç) pas krimit është ndaluar pranë viktimës së lënduar rëndë dhe ka kryer një telefonatë.