Kjo është gjendja e rrugës nga rrëshqitja e dheut, flet kryetari i Prizrenit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kjo është gjendja e rrugës nga rrëshqitja e dheut, flet kryetari i Prizrenit

    Insajderi
    12 December 2021 - 23:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka shkuar në rrugën Prizren-Prevallë, aty ku ka rrëshqitje të dheut.

    Ai tha se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky rast.

    “Pas rëshqitjes se dheut mes dy tunelëve në rrugën Prizren – Reçan, isha në vend të ngjarjes. Nga personat kompetent për ngjarje të tilla, policia dhe ministria, kompetencë e të cilës është përkujdesja për rrugët regjionale, u informova se për fat të mirë nuk kishte të lënduar nga ky aksident”, shkruan Totaj.

    Tutje, Totaj njoftoi se ka ofruar ndihmën e Komunës së Prizrenit po që se kontraktorët e Ministrisë nuk mund të arrijnë me kohë të reagojnë dhe paraqitet nevoja për reagim të shpejtë.

    “Rruga për shkaqe sigurie është përkohësisht e mbyllur. Ofrova ndihmën e Komunës së Prizrenit po që se kontraktorët e Ministrisë nuk mund të arrijnë me kohë të reagojnë dhe paraqitet nevoja për reagim të shpejtë”, përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark