Dy persona po marrin trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK.
Lajmin për Insajderin e kanë konfirmuar nga zyra për informim e QKUK’së.
Nga QKUK bëjnë të ditur se një femër është në gjendje të rëndë, ndërsa personi tjetër ka marrë lëndime të lehta trupore.
“Zyra për informim në QKUK, ju konfirmon se 2 persona po marrin trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Një femër e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bëjnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta”.