×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gjendja e të lënduarve në aksidentin në Veternik

    Insajderi
    12 October 2024 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar ngasësin e kamionit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Veternik.

    Ndërkaq bëhet e ditur se të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak. 

    Të dhënat për këtë aksident ndryshojnë nga ato që dha dje Policia. Përderisa në konfirmimin e djeshëm u tha se nga ky aksident janë lënduar 11 persona, në raportin 24 orësh thuhet se lëndime nga ky aksident kanë pësuar tetë persona.

    Ndryshim ka edhe te numri i automjeteve të përfshira. Dje u tha se në këtë aksident janë përfshirë 11 vetura e një kamion, në raport sot thuhet se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe shtatë veturave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark