×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gjendja e tre të plagosurve në Veternik

    Insajderi
    12 August 2024 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa persona janë përfshirë në një rrahje në mëngjesin e hershëm të së hënës.

    Të njëjtit janë gjuajtur edhe me armë zjarri.

    Si pasojë tre persona janë plagosur dhe janë duke u trajtuar në QKUK.

    Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, tha për Insajderin se gjendja e tyre është stabile.

    “Po i kemi pranuar në Emergjencë. Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe gjendja e tyre është stabile. Pasi të përfundojnë konsultimet e nevojshme, do të lirohen për në shtëpi”, tha ai.

    Lajmin për plagosjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 06:30, është raportuar për një rrahje mes disa personash që ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri, të ndodhur në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë tre persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.”

    Më tutje Ahmeti ka thënë për Insajderin se janë ndërmarrë veprime operativo-hetimore për identifikimin e të dyshuarve.

    “Ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark