Pas reshjeve të pandërprera gjatë ditës së djeshme në disa zona në Kosovë kanë ndodhur edhe vërshime.
Situata është përkeqësuar në disa qytete si Klina, Istogu, Peja, Skënderaj dhe Mitrovica.
Insajderi ka qëndruar në komunën e Istogut gjatë ditës së sotme dhe ka pyetur qytetarët në lidhje me dëmet që janë shkaktuar në shtëpitë e tyre.
Ndërkaq, kryetari i komunës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati ka spjeguar gjendjen një ditë pas vërshimeve atje.
Ai tha se jane krijuar tetë komisione për vlerësim të dëmeve që janë shkaktuar në total.
Video: