Kjo është gjendja në pikat kufitare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gjendja në pikat kufitare

    Insajderi
    01 August 2025 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat rreth gjendjes në pikat kufitare.

    Sipas gjendjes së orës 21:12, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Muçibabë me kolona deri në tetëqind metra në dalje dhe pritjet deri në tetëdhjetë minuta, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare kolona është njëqind metra e gjatë dhe pritjet e qytetarëve zgjasin deri në njëzet minuta.

    Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është dyqind metra, me pritjet e qytetarëve njëzet minuta, teksa në hyrje kolona e automjeteve është po ashtu dyqind metra e gjatë dhe pritjet janë po ashtu njëzet minuta.

    Kolona ka edhe në Kullë me Malin e Zi, ku në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar kolona është tridhjetë metra e gjatë, me pritjet që variojnë nga shtatë deri në dhjetë minuta, ndërsa në dalje nuk ka kolona dhe pritjet janë nga pesë deri në shtatë minuta.

    Në pikat e tjera të kalimeve kufitare nuk ka kolona dhe pritjet janë kryesisht nga tre deri në pesëmbëdhjetë minuta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark