Bashkatdhetarë të shumtë kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë por edhe të largohen nga Kosova.
Në përditësimin e fundit Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të hyrë përmes Mërdarës dhe Jarinjës këtë pasdite janë 5-10 minuta, ndërsa daljet 5 deri në 15 minuta.
Gjendje pak më stabile është në pikat tjera kufitare.
Ndryshe, nga data 1 korrik ka nisur edhe subvencionimi i policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë.
Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri një muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe është e vlefshme vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.