Fluksi i mërgimtarëve që presin të hyjnë në Kosovë po vazhdon.
Sipas Qendres Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, sipas përditesimit të fundit pritjet për të hyrë në Kosovë arrijnë deri në tri orë.
Pritje ka edhe në Merdarë, deri në dy orë si dhe në Muçibabë deri në një orë.
Pikat e tjera kufitare janë më të relaksuara nga fluksi, ku pritje ka vetëm nga 5-10 minuta.