Një grua është plagosur sot në orët e para të mëngjesit. Ajo po dyshohet se u plagos nga burri i saj me armë zjarri. Viktima është duke u trajtuar në QKUK. Detaje për gjendjen e saj ka dhënë mjeku kujdestar.
Gjendja e saj është stabile, kështu konfirmoi për Insajderin mjeku kujdestar Sami Bajqinca, i cili shtoi se janë kryer disa intervenim.
“I ka kryer disa intervenime, por për momentin gjendja është stabile. Ka disa plagë hyrëse dalëse por gjendja është stabile”, tha ai shkurt.