×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gjendja shëndetësore e katër të lënduarve nga rrufeja

    Insajderi
    19 August 2024 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjendja e katër të lënduarve si pasojë e goditjes nga rrufeja dje në Prevallë, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

    Kështu bën të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj, referuar mjekëve kujdestarë.

    Kujtojmë se dje pesë persona janë goditur nga rrufeja. Ku njëra nga të lënduarit ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka deklaruar se “Rreth orës 12:14, Policia është informuar se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Viktima është grua rreth moshës 64 vjeçare nga Ferizaj. Ajo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark