×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kjo është harta që tregon se kush çfarë kontrollon në Siri

    Insajderi
    02 December 2024 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luftëtarët e opozitës siriane, të udhëhequr nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), po përparojnë në Aleppo dhe në jug drejt Hamës, vetëm pesë ditë pas nisjes së një ofensive të befasishme që mund të ketë ndezur një fazë të re të luftës 13-vjeçare në Siri.

    Ushtria e Sirisë njoftoi një “tërheqje të përkohshme të trupave” nga Alepo, qyteti i dytë më i madh i vendit, duke thënë se do të rigrupohet në përgatitje për ardhjen e përforcimeve për një kundërsulm.

    Forcat e presidentit Bashar al-Assad e kishin kontrolluar Aleppon që nga viti 2016 me mbështetjen e Iranit, Rusisë dhe Hezbollahut, pas një fushate brutale ajrore nga avionët luftarakë rusë që ndihmuan al-Asadin të rimarrë qytetin me rreth dy milionë banorë.

    Kush kontrollon çfarë?

    Një i grupit të rebelëve të udhëhequr nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS) ka marr nën kontroll një pjesë të madhe të Aleppos pas një ofanzive befasuese javën e kaluar dhe tani po shtyn në jug drejt Hamës.

    [Al Jazeera]
    [Al Jazeera]

    Katër grupe kryesore po konkurrojnë për kontrollin në terren në Siri. Ato janë:

    1. Forcat qeveritare siriane: Ushtria, forca kryesore ushtarake e qeverisë, lufton së bashku me Forcat e Mbrojtjes Kombëtare, një grup paraushtarak pro-qeveritar. [Shenjëzuar me ngjyrë të kuqe]

    2. Forcat Demokratike Siriane: Ky grup i dominuar nga kurdët, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, kontrollon pjesë të Sirisë lindore. [Shenjëzuar me ngjyrë të verdhë]

    3. HTS dhe grupe të tjera rebele aleate: HTS është formacioni i fundit që rrjedh nga Fronti al-Nusra, i cili ishte zotuar për besnikëri ndaj al-Kaedës derisa i ndërpreu ato lidhje në vitin 2016. [Shenjëzuar me ngjyrë të gjelbër]

    4. Forcat rebele siriane të lidhura me Turqinë: Ushtria Kombëtare Siriane është një forcë rebele e mbështetur nga Turqia në Sirinë veriore. [Shenjëzuar me ngjyrë të kaltër]

    Si u zhvillua ofensiva

    Të mërkurën, ditën kur hyri në fuqi një armëpushim midis Izraelit dhe Libanit, forcat e opozitës siriane, të udhëhequra nga HTS, nisën një ofensivë nga baza e tyre në provincën Idlib në Sirinë veriperëndimore.

    Grupi rebel thotë se ofenziva është hakmarrje për sulmet e fundit të qeverisë siriane në qytetet në Idlib, Ariha dhe Sarmada, të cilat rezultuan në viktima civile, duke përfshirë vdekjen e fëmijëve, dhe synojnë të pengojnë sulmet e ardhshme në bastionin rebel.

    Regjimi sirian u përgjigj duke bombarduar zonat e kontrolluara nga rebelët ndërsa forcat ajrore ruse kryenin sulme ajrore, raporton Al jazeera.

    Deri të enjten, rebelët kapën më shumë territor dhe dëbuan forcat qeveritare nga fshatrat në Idlibin lindor, më pas filluan të shtyjnë drejt autostradës M5, një rrugë strategjike që të çon në jug drejt kryeqytetit, Damask, rreth 300 km larg.

    Deri të premten, forcat rebele kishin hyrë në disa zona të qytetit Alepo. Televizioni shtetëror sirian tha se Rusia po i ofronte ushtrisë së Sirisë mbështetje ajrore.

    Deri të shtunën, fotot dhe videot që qarkulluan në internet tregonin luftëtarët rebelë duke bërë foto pranë Kështjellës së lashtë të Aleppos ndërsa përparonin drejt qytetit.

    Rebelët sirianë hyjnë në Alepo
    Forcat rebele, të udhëhequra nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS) kanë vazhduar avancimin e tyre në Alpo dhe në jug drejt Gamës, vetëm pesë ditë pas nisjes së ofenzivës befasuese që ka ndezur një fazë të re në luftës 13-vjeçare në Siri.
    [Al Jazeera]
    [Al Jazeera]

    Pas pushtimit të Alepos, rebelët përparuan në jug, por ka raportime kontradiktore nëse ata kanë arritur në qytetin qendror të Hamës, apo jo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark