Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Ministrja e Mbrojtjes të Gjermanisë, Christine Lambrecht, është pritur edhe nga homologu i saj kosovar, Armend Mehaj.
Sipas njoftimit të Ministrisë, Mehaj ka kërkuar nga ministrja gjermane mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave të FSK-së në misione ndërkombëtare, ku trupat gjermane janë të angazhuara, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Ai gjithashtu ka kërkuar nga Ministrja Lambrecht mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave të FSK-së në misione ndërkombëtare, ku trupat gjermane janë të angazhuara.Ndërsa, Ministrja Lambrecht theksoi se sikurse deri më tani, shteti gjerman do të vazhdojë të ofrojë përkrahje për Republikën e Kosovës. Ajo theksoi se Kosova dhe Gjermania janë partnerë të besueshëm dhe të sinqertë më njëri tjetrin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Në këtë takim u bisedua edhe lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë si dhe zhvillimet aktuale të sigurisë në regjion dhe më gjerë, të reflektuara nga agresioni ushtarak i Rusisë mbi Ukrainën.
“Më tej, në këtë takim u bisedua për raportet e mira në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, ku një kontribut të madh në përafrimin e dy vendeve ka dhënë diaspora kosovare në Gjermani, e integruar mirë, ku numri i tyre është rreth 400 mijë”, thuhet tutje në komunikatë.
Sipas Ministrisë, Mehaj theksoi se që të dy vendet gjithashtu ndajnë vlerat e përbashkëta në qeverisjen demokratike dhe kërkoi përkrahjen e shtetit gjerman për anëtarësimin sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës në NATO.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga Ministrja Lambrecht mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave të FSK-së në misione ndërkombëtare, ku trupat gjermane janë të angazhuara.