×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është kompania përgjegjëse për liftin në të cilin gjeti vdekjen 47 vjeçarja nga Prizreni

    Insajderi
    21 June 2024 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua ka vdekur dje në Prizren, pasi ka rënë nga lifti. Viktima është H.V, 47 vjeçare.

    Ajo pasi kishte hapur derën ka rënë nga kati i dytë në hapësirën e ashensorit.

    Viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapësiren e ashensorit  nga kati i dytë dhe për pasoj viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore“, kishte njoftuar policia.

    Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e ashensorëve në këtë objekt është “Design Lifts – Doppler” me pronar Beqir Krasniqi.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me këtë kompani, por të njëjtit nuk pranuan të deklarohen.

    “Drejtohuni policisë për informata”, thanë shkurt nga kjo kompani.

    Lidhur me rastin policia policia ka arrestuar dy persona.

    Ndërkohë, Sinjali raporton se dy arrestuarit për këtë rast, si përgjegjës të kompanisë së mirëmbajtjes së ashensorëve janë Beqir Krasniqi dhe Halil Krasniqin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark