×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Kjo është kosovarja që një asteroid mori emrin e saj

    Insajderi
    19 May 2018 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pranvera Hyseni 23 vjeçare nga Kosova është portretizuar në gazetën e njohur amerikane “USA Today”.

    Historia e saj inspiruese fillon disa vite më parë, kur nis interesimi i saj për astronominë.

    Pas përfundimit të luftës, një ditë Pranvera pa reflektimin e eklipsit të diellit në një kovë me ujë. Ai ishte momenti kur ajo u lidh me hapsirën dhe fenomenet që ndodhin në qiell.

    Ndërsa njohuritë mbi astronominë filloj t’i zgjeroj në shkollën e mesme derisa në kompjuterin e shkollës ajo krijoj një faqe në facebook ku shkruante për astronominë.

    Një astronaut nga Kroacia ia dërgoj asaj teleskopin e parë. Dhe asaj iu kërkua ta demostroj punën e tij(teleskopit), këtë e bëri në shkolla të ndryshme nëpër Kosovë.

    Dhe kështu filloj më intenzivisht angazhimi i saj për këtë fushë.

    Këtë fillim maji ajo ishte për herë të dytë në Texas – USA, dhe me një teleskop të madh po e kërkonte në hapsirë asteroidin me emër të saj.

    Pranvera Hyseni, 23, astronautja amatore, është e para shqiptare që emri i saj gjendet në hapsirë.

    Mirëpo ajo për vete me modesti thotë “unë jam dikush që jeton në fshat, dhe nuk kam bërë asnjë zbulim. Ajo që bëjë është; i inspiroi fëmijët për astronominë”.

    Por, kjo nuk është e tëra. Në vitin 2015, Pranvera dhe shoqëria e saj themeluan klubin “Astronomy Outreach of Kosovo”, një klub që tashmë njihet ndërkombtarisht.

    Vitin e kaluar ajo ishte në Teksas në eventin “Texas Star Party” , një event i astronautëve amatorë ku ajo prezentoj punën e klubit.

    Udhëtimi që ishte planifikuar të zgjatë dy javorë, zgjati 4 muaj.

    Astronautët organizuan shumë udhëtime e vizita tjera për Pranverën në SHBA, mes tjerash vizitën në Qendrën e NASAs “KennedySpace Center” në Florida.

    Në Kosovë ajo arriti të fitoj përkrahjen e institucioneve qeveritare dhe në Nëntor organizata “Minor Planet Center” nga Unioni internacional i Astronautëve emëruar aeroidin me emrin e saj 45687 pranverahyseni.

    “Për herë të parë një emër shqiptar është në hapsirë. Dhe të gjithë janë krenar për këtë” ka thënë ajo.

    Këtë vit, organizata Mars Generation, një organizatë jofitimprurese, e zgjodhi Pranverën njërën nga “24 Under 24” liderët/lideret e reja në Shkencë, Teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

    Momentalisht Pranvera studion gjeografinë në Universitetin e Prishtinës dhe vitin tjetër ajo do ti vazhdoj studimet për astronomi ose astrofizikë në SHBA.

    “Pas shumë takimeve dhe konferencave që klubi Astronomy Outreach of Kosovo ka realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot, me 17 korrik 2017, AOK bëri hapin e parë gjigant në qendrën e NASA’s Kennedy Space Center, në Florida. Padyshim që ky ka qenë kulmi i udhëtimit tonë historik, duke përfaqësuar Kosovën dhe kombin tonë në institutet dhe agjencionet më të mëdha amerikane që kanë në prioritet eksplorimin e hapësirës. Klubi ynë tani ndjehet krenar si kurrë më parë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark